1.3 C
Zurich
Wednesday, December 3, 2025
spot_img
spot_img

Ministri Vengu nga Sarajeva: Anëtarësimi i Kosovës në Kartën e Adriatikut, nevojë strategjike

Duhet ti lexosh

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka shfrytëzuar platformën e lartë të Ministerialit të Kartës së Adriatikut (A5) në Sarajevë për të bërë thirrje për një rikonfigurim strategjik të sigurisë në rajon, duke kërkuar zyrtarisht anëtarësimin e Kosovës në këtë iniciativë.

Në forumin që bën bashkë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pesë vendet e Ballkanit Perëndimor, Vengu analizoi situatën aktuale të sigurisë, duke vënë në dukje se rreziqet nuk janë zhdukur, por kanë ndryshuar formë.

Gjatë fjalës së tij, ministri theksoi se rajoni ndodhet mes sfidave të vjetra historike dhe kërcënimeve të reja asimetrike. Për t’u përballur me to, ai kërkoi një qasje të re bashkëpunimi që shkon përtej deklaratave politike.

“Ballkani Perëndimor ka ende shumë sfida të trashëguara dhe kërcënime të reja, të cilat kërkojnë partneritet më të ngushtë, investime në kapitalin njerëzor, në mbrojtje kibernetike, në industri, në pajisje dhe sisteme të përbashkëta,” deklaroi Vengu.

Roli i SHBA dhe Kosova

Duke e cilësuar aleancën me SHBA-në si gur themeli për stabilitetin rajonal, Vengu nënvizoi se nisma A5 duhet të jetë efektive dhe gjithëpërfshirëse.

Mesazhi më i fortë politik ishte ai për Prishtinën zyrtare. Sipas Ministrit shqiptar, siguria e rajonit nuk mund të jetë e plotë pa integrimin e Kosovës në strukturat e sigurisë. “Në këtë kuadër, anëtarësimi i Kosovës në A5 është një nevojë strategjike,” theksoi ai.

Ministeriali i Kartës së Adriatikut shërben si një platformë kyçe për koordinimin e politikave të mbrojtjes mes vendeve të rajonit dhe partnerit strategjik, SHBA-së, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme