BallinaAtdheuMexhiti: Nuk do zbatohen fletarrestet e Serbisë për ish-ushtarët e UÇK-së

Mexhiti: Nuk do zbatohen fletarrestet e Serbisë për ish-ushtarët e UÇK-së

-

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka deklaruar se fletarrestet e Serbisë kundër ish-ushtarëve të UÇK-së nuk do të zbatohen më nga policia kufitare e Maqedonisë së Veriut.

Mexhiti ka paralajmëruar se së shpejti do të marrë vendim “për të aplikuar një zgjidhje sistemore, ligjore dhe të përhershme që ish-ushtarët e UÇK-së të mos ndalohen në kufijtë e Maqedonisë së Veriut”.

Duke folur për disa arrestime që ndodhën ditëve të fundit në Shkup për krim të organizuar, Mexhiti tha se shkalla e tolerancës është zero për krimin e organizuar.

Ai ka theksuar se gjyqësia dhe prokuroria ende nuk janë të çliruara dhe janë të kapura, duke penguar zbatimin e ligjeve dhe vendimeve.

Ndërkohë, nga Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare thonë se Maqedonia e Veriut është shndërruar në vend të pasigurt për ish-ushtarët e UÇK-së.
Përmes një kumtese, ata kërkojnë që të lirohet banori 55-vjeçar i Ferizajit, Emin Bajrami, i cili është arrestuar në pikën kufitare “Bllacë” për shkak të fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Beogradi, njofton rtk.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Washington Post: Pakënaqësia rritet, protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit

0
Protestat kundër qeverisë shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e gazetës amerikane “Washington Post”, e cila raporton për shtimin e pakënaqësisë dhe përplasjet e përsëritura në...

PSG-ja mposht Barcelonën