1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Mësuesja Elfete Hysenaj Gashi: Me entuziazëm dhe dashuri për gjuhën shqipe në mërgatë

Duhet ti lexosh

Nga: Dashnim HEBIBI

Me shumë vullnet dhe përkushtim, mësuesja Elfete Hysenaj Gashi vazhdon misionin e saj fisnik në mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e mërgatës në Zvicër. Ajo, duke përmbledhur dy javët e para të vitit të ri shkollor pas pushimeve verore, ndau emocionet dhe përvojën e saj me nxënësit.

“Java e dytë e mësimit në gjuhën shqipe ishte kënaqësi e veçantë. Klasat ishin plot jetë, me nxënës të rinj që erdhën me entuziazëm dhe dashuri për gjuhën tonë. Falënderoj prindërit për mbështetjen dhe fëmijët për përkushtimin e tyre. Me këta fëmijë, gjuha, kultura dhe identiteti ynë jetojnë dhe forcohen çdo ditë,” u shpreh mësuesja Hysenaj Gashi.

Ajo uroi shëndet dhe suksese të gjithë nxënësve të shkollës plotësuese shqipe “Naim Frashëri” në Dintikon dhe Wohlen, Kanton Aargau – Zvicër, duke nënvizuar se ruajtja e gjuhës amtare është një investim i përbashkët për të ardhmen e fëmijëve dhe të gjithë komunitetit shqiptar në mërgatë. /Sam24.info

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit