Urimi i shefit të misionit konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës
Të dashur bashkëatdhetarë,
Në këtë ditë të shënuar, kremtojmë 18-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Kjo ditë na ofron një mundësi të veçantë për të reflektuar mbi rrugën e gjatë të popullit tonë dhe sakrificat e bëra për liri, drejtësi dhe një të ardhme më të mirë.
Në këtë përvjetor nderojmë dëshmorët e kombit, veteranët, invalidët e luftës, ish të burgosurit politik dhe rezistencën paqësore. Sakrificat dhe guximi i tyre nuk do të harrohen kurrë, ata janë themeli dhe zemra e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Gëzuar 18-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës!




