BallinaFoto LajmMerz paralajmëron: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë për muaj të tërë

Merz paralajmëron: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë për muaj të tërë

-

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha më 29 gusht se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të vazhdojë për “muaj të tërë” pavarësisht përpjekjeve të fundit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund konfliktit.

Duke folur së bashku me presidentin francez, Emmanuel Macron, në Francë, Merz tha se ai nuk ka “iluzione” për mundësinë e një përfundimi të shpejtë të luftës dhe u zotua se “ne nuk do ta braktisim Ukrainën”.

Merz tha se nuk ishte “i befasuar” nga vonesat e vazhdueshme të Kremlinit mbi përpjekjen e presidentit amerikan, Donald Trump, për të organizuar bisedime të drejtpërdrejta mes liderit rus, Vladimir Putin, dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Ajo është pjesë e strategjisë së këtij presidenti rus”, tha ai.

“Që më herët këtë javë më u bë e qartë se presidenti Putin nuk është i gatshëm të takohet me presidentin Zelensky dhe ka vendosur kushtet paraprake që janë krejtësisht të papranueshme”, shtoi ai.

Kancelari gjerman gjithashtu tha se mbajtja e aleatëve të Ukrainës të bashkuar në të ashtuquajturën “koalicion të vullnetit” është “një nga detyrat tona më urgjente”, transmeton euronewsal.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...