-6.4 C
Zurich
Sunday, January 4, 2026
spot_img
spot_img

Mërgimtarë, rrugë të mbarë ju qoftë!

Duhet ti lexosh

Nga Dashnim HEBIBI

Cyrih, 03janar 2026 – Edhe gjatë ditës së sotme pritet që të nisen drejt vendeve të emigrimit pothuajse shumica e mërgimtarëve tanë, të cilët janë të angazhuar në punë ose fëmijët e tyre ndjekin mësimin në shkolla jashtë vendit. Kjo për shkak se të hënën, më 5 janar, fillon zyrtarisht procesi mësimor në të gjithë Zvicrën, por edhe në disa shtete të tjera evropiane.

Sipas raportimeve të fundit të mërgimtarëve për helveticALforum, gjendja në rrugë paraqitet e vështirë në disa segmente. Nëpër territorin e Serbisë ka reshje bore, gjë që po e ngadalëson qarkullimin. Po ashtu, në kufirin Serbi–Hungari janë raportuar kolona të gjata automjetesh, ku pritjet, sipas të dhënave të fundit në orën 12:40, arrijnë deri në 3 orë. Situatë e ngjashme paraqitet edhe në hyrje të Kroacisë.

Ndërkohë, në aksin Mali i Zi – Kroaci, pritjet janë më të shkurtra dhe aktualisht raportohen deri në 30 minuta.

Mërgimtarët apelojnë për kujdes të shtuar gjatë udhëtimit, durim në pikat kufitare dhe respektim të rregullave të qarkullimit, duke theksuar se më e rëndësishmja është të arrihet shëndosh e mirë në destinacion, pavarësisht lodhjes dhe rrugës së gjatë.

Edhe ne, si redaksi, iu urojmë të gjithë mërgimtarëve rrugë të mbarë, udhëtim të sigurt dhe një fillim të mbarë në Vitin 2026.

Zoti ua lehtësoftë rrugën dhe ua shpërbleftë mundin, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme