BallinaAtdheuKurti: Kosova mbështet operacionin anti-narkotik të SHBA-së në Venezuelë

Kurti: Kosova mbështet operacionin anti-narkotik të SHBA-së në Venezuelë

-

Kryemistri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas arrestimit të Nicolas Maduros nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se Kosova e mbështet këtë operacion anti-narkotik.

Përmes një reagimi në Facebook, Kurti shkroi se mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie, përcjell “Bota sot”. “Kosova, si aleate strategjike e ShBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kundër cenimit të vlerave demokratike perëndimore nga aktorë përfaqësues (proxy) të kundërshtarëve të këtyre vlerave, si në rajonin tonë ashtu edhe më gjerë”, shkroi Kurti.

Postimi i plotë

Republika e Kosovës mbështet operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga Presidenti Donald Trump, në Venezuelë. Mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie.

Kosova, si aleate strategjike e ShBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kundër cenimit të vlerave demokratike perëndimore nga aktorë përfaqësues (proxy) të kundërshtarëve të këtyre vlerave, si në rajonin tonë ashtu edhe më gjerë.

Në këtë kontekst, ritheksojmë nevojën për rritjen e vëmendjes ndaj aktorëve të caktuar rajonalë, të cilët në vazhdimësi synojnë provokimin e situatës së sigurisë përmes veprimeve hibride, kriminale, terroriste dhe ushtarake./BS

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

ZVICËR–KOSOVË: A DO TË BËHEN MË TË LIRA AJVARI, GOLDEN EAGLE...

0
ZVICËR – Marrëveshja e tregtisë së lirë mes Zvicrës dhe Kosovës ka hyrë në fuqi, duke hapur mundësi të reja për kompanitë që importojnë produkte...