3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Më 17 dhjetor konferenca ndërqeveritare në Bruksel-Shqipëria hap kapitullin për Marrëdhëniet me Jashtë!

Duhet ti lexosh

Shqipëria do të hapë më 17 dhjetor negociatat me BE-në për grup-kapitullin 6: Marrëdhëniet e jashtme.

Lajmi është dhënë nga Presidenca hungareze e Këshillit të BE-së  ku në një njoftim në platformën “X”, njofton se është miratuar nisja e negociatave me Shqipërinë për grup-kapitullin 6: Marrëdhëniet e jashtme, duke lejuar që konferenca e tretë ndërqeveritare me Shqipërinë të mbahet më 17 dhjetor.

Zhvillimi i Konferencës Ndërqeveritare në 17 dhjetor pritet të shënojë tjetër hap për ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë.

Kujtojmë se ky vendim vjen pason hapjen e kapitullit të “Themelorëve”, më 15 tetor që përfshin reformat kyçe në drejtësi, sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe funksionimin e institucioneve demokratike. /rtsh.al/

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit