3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Më 14 dhjetor në ora 15:00 në Koper të Sllovenisë ngjarje e madhe kulturore

Duhet ti lexosh

Kryetari i Shoqatës Kulturore “Iliria” në Slloveni, z.Heset Ahmeti ka bërë të ditur, se me datë 14 dhjetor do të mbahet një ngjarje e madhe kulturore dhe fton të gjithë dashamirët e kulturës dhe historisë shqiptare dhe ja se çka thotë ndër të tjera:

“Është një nder dhe kënaqësi e veçantë për mua që, si Kryetar i Shoqatës Kulturore Iliria, t’ju prezantoj numrin e dhjetë të serisë Iliria, me titull: “Shqiptarët e Lashtë dhe Krijimi i Istrias” njëkohësisht librin e katërt të dedikuar tematikave shqiptare në Istria. Ky numër është i kushtuar një teme të çmuar dhe frymëzuese për të gjithë ne: trashëgimisë ilire dhe gjurmëve të lashta shqiptare në Istria.

Ky libër, i përgatitur me përkushtim të madh nga magjistri Peter Štoka, përbën një dëshmi të rëndësishme të historisë, e cila shpesh ka mbetur e fshehur në hijet e kohës. Tani vjen para nesh për të forcuar lidhjet tona kulturore dhe për të na kujtuar rrënjët tona të përbashkëta.

Ju mirëpresim më 14 dhjetor në ora 15:00 në Koper, njofton z.Ahmeti.

helveticALforum

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit