0.2 C
Zurich
Sunday, December 28, 2025
spot_img
spot_img

Mbyllen vendvotimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Duhet ti lexosh

Në orën 19:00 janë mbyllur qendrat e votimit në procesin zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, votimi vazhdon vetëm aty ku ka ende qytetarë brenda qendrave të votimit.

Ndërkaq deri në orën 17:00 kanë votuar gjithsej 766,663 qytetarë, që përfaqëson 38.35% të trupit votues.

Procesi zgjedhor u zhvillua në 948 qendra të votimit, me gjithsej 2.614 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2.557 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra me 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht.

Në garë për të zënë një vend në Kuvendin e Kosovës ishin gjithsej 1.146 kandidatë për deputetë nga 23 subjekte politike që garuan në këto zgjedhje.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme