-0.7 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzën

Duhet ti lexosh

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv edhe me qytetarët e Gjilanit.

Hamza ka thënë se ky qytet me plot potencial, i cili është lënë në pritje të investimeve që disa vjet, ka vendosur për Kosovën që mundet ma mirë.

Ai ka thënë se më 9 shkurt, përfundon pritja edhe këtu!

Tutje ka theksuar se autostradën Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë do ta përfundojë, stadiumin e qytetit, i cili ka mbetur punishte e hapur për shumë gjatë, do ta ndërtojë, por edhe kampusin universitar “Kadri Zeka” do ta rregullojë.

“Mikpritje e jashtëzakonshme në sheshin e Gjilanit. Ky qytet me plot potencial, i cili është lënë në pritje të investimeve që disa vjet, ka vendosur për Kosovën që mundet ma mirë. Më 9 shkurt, përfundon pritja edhe këtu! Autostradën Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë do ta përfundojmë. Stadiumin e qytetit, i cili ka mbetur punishte e hapur për shumë gjatë, do ta ndërtojmë. Edhe kampusin universitar “Kadri Zeka” do ta rregullojmë! Anamorava ka nevojë për punë dhe investime konkrete. Për #MaMirë për Gjilanin dhe Kosovën, votoni numrin 131”, ka shkruar Hamza, njofton telegrafi.

 

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit