POSTIMET E FUNDIT

Maqedonci takon ambasadorin britanik, theksohet forcimi i bashkëpunimit në mbrojtje

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku në fokus të diskutimit ishte thellimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.

Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Maqedonci e cilësoi takimin si të frytshëm, duke bërë të ditur se është biseduar për forcimin e bashkëpunimit në ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse, proceset e prokurimit si dhe angazhimin e përbashkët në misione dhe iniciativa ndërkombëtare.

“Takim i frytshëm me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku diskutuam për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, ndërtimin e kapaciteteve, prokurimet dhe angazhimin e përbashkët në misione dhe iniciativa ndërkombëtare”, ka shkruar Maqedonci.

Ai ka publikuar edhe fotografi nga takimi, duke theksuar rëndësinë e partneritetit strategjik me Mbretërinë e Bashkuar në avancimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në rritjen e kontributit të Kosovës në misione ndërkombëtare.

Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Britanisë së Madhe në fushën e mbrojtjes konsiderohet një ndër shtyllat kryesore të partneritetit mes dy vendeve, me fokus në trajnime, shkëmbim përvojash dhe mbështetje për zhvillimin profesional të strukturave të sigurisë, transmeton rtk.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB