3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Maqedonci: Kosova do ta ketë mbështetjen e SHBA-ve për anëtarësim në NATO

Duhet ti lexosh

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, teksa ka folur në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë ku u miratua nisma për marrëveshjen kornizë me Shtetet e Bashkuara në fushën e Mbrojtjes, tha se bashkë me SHBA-të do të ndërtojnë plane dhe do të kenë mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në NATO.

“Pra SHBA-të janë zotuar përmes kësaj marrëveshje se do të mbështesin Kosovën në aspektin teknik, procedural, drejt anëtarësimit në NATO e iniciativa regjionale”, tha ndër të tjera Maqedonci në konferencën para gazetarëve.

Ministri i Mbrojtjes tha se kjo marrëveshje është e dyta si e tillë në Republikën e Kosovës, pas asaj që kishin nënshkruar me Turqinë vitin e kaluar.

“Janë pesë pika kryesore për të cilat jemi dakorduar për bashkëpunim me SHBA. Planifikimi i mbrojtjes dhe qeverisja e mbrojtjes, pra SHBA do të mbështetë Ministrinë e Mbrojtjes për një planifikim profesional, të mirëfilltë të mbrojtjes, me synim rritjen e mbikëqyrjes civile. Menaxhimi i resurseve humane dhe menaxhimi i resurseve humane dhe atyre të mbrojtjes, gjithashtu do të jenë fusha ku do të bashkëpunojmë. Ndërtimi i kapacitete strategjike, SHBA-të do të mbështesin Kosovën në ndërtimin e kapaciteteve strategjike ushtarake duke përfshirë edhe mbrojtjen ajrore, kapacitetet ajrore edhe fushat tjera që ne po punojmë t’i ndërtojmë në fazën e tretë të tranzicionit”, tregoi tutje ai.

Sipa stij, kjo marrëveshje, parasheh edhe një element të rëndësishëm, atë të mbështetjes që do të kenë në aspektin e implementimit, atë të qëndrueshmërisë strategjike.

“Përveç mbështetjes që do t’i japin SHBA-të, ndërtimit të kapaciteteve tona ushtarake, mbrojtjes ajrore, këmbësorisë, artilerisë dhe gjithë elementëve ushtarak, do të ndihmojnë Kosovën që të ndërtojë një qëndrueshmëri kolektive edhe jashtë u ushtrisë, përmes organizimit të qytetarëve dhe strukturave tjera shtetërore”, bëri të ditur ai detajet e marrëveshjes.

Tha se vazhdojnë të ndërtojnë kapacitetet ushtarake të Kosovës, e sistemin e gjithëmbarshëm, si dhe po vazhdojnë të kontribuojnë për paqen e sigurinë në botë.

“Po vazhdojmë edhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, me hapa më të përshpejtuar që vendi jonë të ketë vetë qëndrueshmëri të kapaciteteve të mbrojtjes”, tha Maqedonci.

Ai ka treguar për një iniciativë që e quajti të veçantë, mes Kosovës, Shqipërisë e Kroacisë.

“Gjatë javës së ardhshme do të kemi një ngjarje të veçantë që do të realizohet në Shqipëri, një iniciative regjionale e cila do të formohet pikërisht javën e ardhshme dhe detajet do të bëhen të ditura ditët në vazhdim, për çka është punuar pothuajse një vit bashke me Kroacinë e Shqipërinë dhe shënon një iniciativë të tillë të parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tregoi ai, njofton rtk.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit