BallinaAtdheuMacron uron presidenten Shiroka-Pula

Macron uron presidenten Shiroka-Pula

-

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka uruar presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula me rastin e zgjedhjes së saj në këtë pozitë. Macroni në letrën e tij të urimit ka thënë se shpreson që do të mundësohet rifillimi i përparimit në fushat që kontribuojnë në perspektivën evropiane të Kosovës. Në letrën e tij Macroni ka rikujtuar edhe takimin me kryeministrin Albin Kurti në Paris, dhe partneritetin historik mes Francës e Kosovës.

Gjithashtu u shpreh sërish rëndësia e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë dhe mbështetja e Francës për dialogun.

Ai shprehu kënaqësinë që vizita e ministrit të deleguar për Evropën në Kosovë, gjatë muajit korrik mundësoi nënshkrimin e marrëveshjeve të reja ndërmjet dy vendeve. Në letrën e tij, ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke riafirmuar mbështetjen e Francës për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, transmeton euronewsal.

Shiko në:

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

FAKULTETI JURIDIK ORGANIZOI SEMINARIN NDËRKOMBËTAR INTERAKTIV “KOSOVA DREJT INTEGRIMIT EVROPIAN”

0
Pejë, 5 nëntor 2026- Fakulteti Juridik i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë organizoi seminarin interaktiv me temën “Kosova drejt integrimit evropian”, i cili mblodhi...