1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Macron-francezëve: Jemi në epokë të re! Duhet të dyfishojmë buxhetin për mbrojtjen

Duhet ti lexosh

Presidenti i Francës Emanuel Macron i është drejtuar popullit francez këtë të mërkurë duke u shprehur se tashmë bota është në një epokë të re.

Ai tha se ditën e nesërme në takimin me krerët e BE-së do të diskutohet dyfishimi i buxhetit për armatimet në Evropë, pasi sipas tij, vendet e BE-së duhet të tregojnë se janë të afta të mbrojnë rajonin.

“Jemi në një erë të re. Siguria ka mbërritur në një pikë të paqartësisë. Ditën e nesërme do të kemi një takim me krerët e Bashkimit Europian dhe Këshillit Evropian, për të marrë disa vendime. Gjëra që Franca ka vite që i sugjeron si buxheti ushtarak, i cili duhet të jetë për të gjitha vendet. Ne duhet të punojmë që të kemi një ushtri më të mirë dhe të industrializojmë rajonin tonë. Ditën e nesërme duhet të bisedojmë në këtë perspektivë, pasi duhet të përballemi me të vërtetën. Duhet të jemi të sigurt që vendet e Bashkimit Evropian janë të afta të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Duhet të marrim aksione nisur që nga Franca. Duhet të arrijmë në dyfishimin e buxhetit të armatimit deri në vitin 2030”,-tha Macron, njofton euronewsal.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit