BallinaAtdheuLVV e nominon Albin Kurtin për kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit

LVV e nominon Albin Kurtin për kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit

-

Zyrtarisht, Levizja Vetëvendosje ka shpallur Albin Kurtin si kandidat për kryeministër për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor.

Ai u votua në mbledhjen e 61-të të partisë. “Po fillojmë një kapitull të ri që nisë me fushatën e tanishme, vuloset me zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe zbatohet në katër vitet e ardhshme me qeverisjen e Vetëvendosjes”, ka thënë Kurti para anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm.

Sipas tij gjendja me pandeminë ka bërë që dy vitet e qeverisjes të jenë në një situatë të jashtëzakonshme. Ai ka folur edhe për agresionin e vazhdueshëm serb dhe ndikimin e luftës Ukrainë – Rusi në vend.

“Këtë mandat do ta nisim me valutën digjitale të Kosovës, e cila e bazuar në ‘block chain’, e krijuar nga shteti do të përdoret për pagesa. Krijimi i saj hap mundësi të reja për inovacion dhe krijon eko sistem të inovatorëve. Me këtë e vendosim Kosovën në qendër të zhvillimeve më të fundit teknologjike”, ka premtuar Kurti.

Nënkryetari i kësaj partie, Glauk Konjufca ka thënë se e nominon Kurtin duke e vlerësuar si lideri demokratik i vendit.

“Unë do ta nominoj më të votuarin nga populli ynë në historinë e demokracisë sonë parlamentare. Më meritorin në udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje, liderin e vërtetë të transformimit social dhe demokratik, kryeministrin më të suksesshëm të Republikës sonë, Albin Kurtin”, ka deklaruar Konjufca, transmeton rtk.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...