0.2 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Lugina e Preshevës në Tiranë: Mbështetje mbarëkombëtare për ish-krerët e UÇK-së

Duhet ti lexosh

Përgaditi: Dashnim HEBIBI

Tiranë, 17 Tetor 2025 – Me mesazhin e fuqishëm “Presheva është me ju!”, qindra qytetarë nga Lugina e Preshevës janë nisur herët në mëngjes drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën mbarëkombëtare shqiptare, kundër asaj që po cilësohet si padrejtësi e thellë nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në mesin e tyre, pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe Zv. Kryetari i Komunës së Preshevës dhe njëherazi Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), z. Ragmi Mustafa, i cili u shpreh se kjo protestë është një akt solidariteti, por edhe një thirrje e fuqishme kundër përpjekjeve për të njollosur luftën e drejtë të popullit shqiptar për liri dhe pavarësi.

“Po shkojmë për në Tiranë për të dëshmuar se Lugina e Preshevës nuk harron kush i qëndroi atdheut pranë në ditët më të vështira. Kjo është një padrejtësi që nuk na prek vetëm ne si shqiptarë të Kosovës apo të Luginës – por të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen,” deklaroi Mustafa.

Sipas raportimeve lokale, një numër i madh i qytetarëve janë nisur nga Presheva qysh mbrëmë dhe sot herët në mëngjes me autobusë të organizuar dhe vetura private, të motivuar nga ndjenja e përbashkët kombëtare dhe bindja se drejtësia po vonon të njohë luftën e UÇK-së si të drejtë dhe çlirimtare.

Protesta në Tiranë, e organizuar nga shoqata të dala nga lufta, ka mbledhur mijëra qytetarë në sheshin “Skënderbej”. Qëllimi i saj është dërgimi i një mesazhi të qartë ndërkombëtar: UÇK-ja nuk ishte organizatë kriminale, por ushtri çlirimtare që mbrojti popullin nga gjenocidi dhe spastrimi etnik.

Ndërsa procesi gjyqësor në Hagë kundër Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe bashkëluftëtarëve të tij — Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e të tjerë — vazhdon të zhvillohet me ritme të ngadalta, rritet edhe pakënaqësia në opinionin publik shqiptar për mënyrën si po trajtohet ky rast. “Liria jonë nuk është krim. Ne nuk kemi luftuar për interesa personale, por për ekzistencën tonë kombëtare. Dhe këtë e di çdo shqiptar që sot ka ardhur në Tiranë nga Prishtina, Shkupi, Presheva, Ulqini apo Diaspora,” u shpreh një protestues nga Presheva.

Prania e Luginës së Preshevës është simbol i përfshirjes se të gjitha trojet shqiptare në këtë kauzë që ka tejkaluar kufijtë shtetërorë janë së bashku.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit