3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Luftëtari i vetmuar

Duhet ti lexosh

/ Nga PhD. Xhavit LIPAJ, Zvicër

Në mes të natës, kur yjet rrëqethen,

një hije lëviz mes gurëve të heshtur,

një luftëtar, i vetmuar dhe krenar,

me plagë të hapura, por shpirt të paepur.

 

Mbi supet e tij bie hija e historisë,

zërat e shokëve të rënë e thërrasin,

këmbët e lodhura shkelin mbi dheun

që dikur e mbrojti me gjak e me zjarr.

 

I heshtur si mali, i fortë si era,

ai ecën rrugëve ku dikur luftoi,

mban në sy betimin e dhënë,

se liria s’vdes – ajo vetëm rritet.

 

E ka parë vdekjen në sytë e armikut,

ka ndier plagët të digjen pa lot,

por kurrë nuk u gjunjëzua, nuk u thye,

se shpirti i tij ishte betuar në Zot.

 

Tani ai endet mes hijeve të kujtimeve,

mes varreve ku shokët e tij pushojnë,

në heshtje ai mbetet një emblemë e gjallë,

një zë që s’ndalet, një frymë që jeton.

 

Se luftëtari i vetmuar nuk është kurrë vetëm,

ai jeton në zemrat e atdheut të tij,

në këngët e burrave, në gjakun e dheut,

në kujtimin e përjetshëm të një populli të lirë!

Për ata që luftuan, që mbijetuan, që nuk u harruan! Lavdi e përjetshme

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit