-0.8 C
Zurich
Monday, December 29, 2025
spot_img
spot_img

Luan Krasniqi: Një fitore e qëndrimit dhe besueshmërisë

Duhet ti lexosh

Ish-kampioni i botës në boks dhe një nga figurat më të njohura publike shqiptare, Luan Krasniqi, ka reaguar për fitoren e thellë të partisë së kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke e cilësuar atë si një fitore historike dhe domethënëse për qytetarët.

Sipas Krasniqit, rezultati mbi 50 për qind i votave nuk është aspak i rastësishëm. Ai është, siç thekson legjenda e boksit, pasojë e drejtpërdrejtë e politikave reformuese që kanë pasur në qendër interesin e shumicës së qytetarëve. Në reagimin e tij, Krasniqi vë në dukje dallimin mes një politike të ndërtuar mbi anketa dhe kalkulime afatshkurtra dhe një politike që mbështetet në vlera të qarta dhe parimore.

“Bëhet fjalë për një politikë të bazuar në vlera socialdemokrate, në drejtësi shoqërore dhe në respektimin e parimeve të shtetit ligjor”, nënvizon ai. Për Krasniqin, ky është çelësi i suksesit elektoral: koherenca mes fjalëve dhe veprimeve, si dhe një qëndrim i palëkundur përballë sfidave, transmeton helveticALforum.ch. Në mesazhin e tij, ai e përshkruan rezultatin si më shumë sesa një fitore elektorale.

Është, sipas tij, “një fitore e qëndrimit”, “një fitore e besueshmërisë” dhe mbi të gjitha “një fitore për qytetarët”. Këto fjalë pasqyrojnë bindjen se politika mund të shpërblehet kur ndërtohet mbi parime dhe jo mbi oportunizëm. Deklarata e Luan Krasniqit vjen në një moment kur fitorja e Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit po analizohet gjerësisht si një sinjal i qartë i mbështetjes popullore për kursin reformues dhe qeverisjen e deritanishme. Mbështetja nga figura publike si Krasniqi i jep kësaj fitoreje edhe një peshë simbolike: atë të një besimi të fituar përmes punës dhe qëndrueshmërisë, transmeton helveticALforum.ch

(Foto nga Luan Krasniqi-FB)

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme