-0.6 C
Zurich
Friday, November 28, 2025
spot_img
spot_img

Liverpool mbështet Slotin pavarësisht rezultateve – tifozët shtojnë presionin

Duhet ti lexosh

Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, Liverpool – pavarësisht krizës së thellë të rezultateve – nuk po e shqyrton idenë e shkarkimit të Arne Slot në këtë moment.

“Reds” kanë pësuar tetë humbje në 11 ndeshjet e fundit, por bordi i klubit nuk është duke diskutuar një ndryshim në stol.

“Nuk kam asnjë lloj informacioni që pronarët e Liverpool janë duke marrë një vendim të menjëhershëm”, tha Romano në një video në kanalin e tij në YouTube.

“Ata nuk po mendojnë të ndryshojnë trajnerin. Nuk janë në bisedime me asnjë trajner tjetër. Kjo është situata për ditën e sotme”.

Slot ende gëzon një nivel kredibiliteti te drejtuesit pas faktit që në sezonin e tij të parë pas epokës Jurgen Klopp, arriti t’i udhëheqë Reds drejt titullit në Liga Premier.

Megjithatë, pakënaqësia po rritet ndjeshëm te një pjesë e tifozëve të Liverpool.

Nëse ai presion rritet edhe më shumë në Anfield, pozita e Slot mund të bëhet seriozisht e rrezikuar.

Opsion i mundshëm është edhe rikthimi i Klopp, i cili njoftoi tifozët se është i hapur për të drejtuar sërish gjigantin anglez./BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit