Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), po vazhdon me numërimin e votave, ku deri më tani janë numëruar 73,21 për qind të votave. Rezultatet aktuale po vazhdojnë ta vendosin Lëvizjen Vetëvendosje si parti të parë, me 50,21 për qind apo 313,767 të votave, përcjell BS. Derisa, PDK ka 20,36 për qind apo 127,243 të votave, LDK me 14,15 për qind apo 88,388, kurse AAK 6,29 për qind apo 39,334 të votave.
Kurse, NISMA me rezultatin aktual nuk e kalon pragun me 1,58 për qind apo 9,869 të votave./BS




