1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Ligjëratë e Ambasadorit Kiçmari në Universitetin Ewha Womans, Seul

Duhet ti lexosh

Më 12 mars 2025, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Japoni, Sh.T. Dr. Sabri Kiçmari, mbajti një Ligjëratë në Universitetin Ewha në Seul, me temën “Vendi i Kosovës në Evropë.”
Ligjërata u hap me fjalën e Prof. Saeme Kim, e cila prezantoi biografinë akademike dhe diplomatike të ambasadorit Kiçmari. Në ligjëratën e tij, ambasadori ofroi një analizë të thelluar mbi historinë e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian që nga viti 1989, duke theksuar rolin e BE-së në Kosovë dhe pozicionin e Kosovës në Evropë. Ai gjithashtu trajtoi çështje të sigurisë ndërkombëtare dhe sfidat me të cilat përballet Kosova në kontekstin evropian dhe global.
Në pjesën e fundit të ligjëratës, Ambasadori Kiçmari falënderoi për njohjen e Republikës së Kosovës nga Republika e Koresë vetëm një muaj pas shpalljes së pavarësisë, më 28 mars 2008, dhe vuri në pah rolin e rëndësishëm të ish-Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, në procesin e pavarësisë së Kosovës.
Pas ligjëratës, u zhvillua një diskutim dinamik me Prof. Kim dhe pjesëmarrësit, ku u debatua mbi zhvillimet aktuale në Evropën Juglindore, rajonin e Paqësorit dhe çështjet globale.
Kjo ligjëratë shërbeu si një platformë e rëndësishme për të thelluar kuptimin akademik dhe diplomatik mbi pozitën dhe të ardhmen e Kosovës në Evropë.
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit