BallinaAtdheuLideri demokrat, Dr. Berisha drejt SHBA-së për herë të dytë

Lideri demokrat, Dr. Berisha drejt SHBA-së për herë të dytë

-

I sapokthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vizitën e parë pas heqjes së sanksionimit, Sali Berisha po planifikon të udhëtojë sërish drejt SHBA-së. Tashmë nuk është më sekret se në adresë të kryetarit të Partisë Demokratike ka mbërritur ftesa për t’u bërë pjesë në punimet e forumit të IDU-së në fillim të muajit dhjetor në Washington.

“A do shkojë në dhjetor në Washington? Po, sikur të shkoj përpara, para dhjetorit. Për forumin do ta marrë vendimin më vonë. Në parim, po, por nuk është vendimi përfundimtar”, tha Berisha.

Një koment nuk do të mungonte as për kryeministrin Edi Rama, i cili ndodhet në SHBA, ku, krahas punimeve të OKB-së, në agjendë ka takimet me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë atje.

“Shqiptarë kundër protestës në Detroit, me gjithë fushatën e kërcënimeve. Dhe i falënderoj shumë diasporën guximtare që i tha se ti je personi më i urryer deri tani, i vetmi që ka shkelur në Shtetet e Bashkuara dhe i është organizuar protestë nga qytetarët me origjinë shqiptare”, tha Berisha.

Këto qëndrime kryedemokrati Sali Berisha i bëri në SPAK, në deklaratën e tij pas përmbushjes së detyrimit të paraqitjes.

Edhe në këtë komunikim me mediat akuzoi SPAK-un si hetues privat të kryeministrit, që mbron, siç tha, krimet monstruoze të shefit të qeverisë dhe bashkëpunëtorëve të tij, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

De la Fuente rinovon me Spanjën deri në 2032-in

0
Federata Spanjolle e Futbollit konfirmoi, pas disa javësh negociata, zgjatjen e kontratës së Luis de la Fuente deri në vitin 2032. Konfirmimi u bë pas...