3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Liburn Aliu jep dorëheqje si Ministër

Duhet ti lexosh

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje nga funksioni i tij qeveritar.

Aliu e ka konfirmuar dorëheqjen përmes një njoftimi në Facebook, ku ka bërë të ditur se letrën ia ka dorëzuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Ai ka sqaruar se vendimi i tij është marrë pas zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës.

“Dje, pas votimit të kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar kryeministrin Kurti për vendimin tim. Konsideroj që zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”, ka shkruar Aliu.

Liburn Aliu ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar që nga marsi i vitit 2021, duke drejtuar Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, transmeton rtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit