3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Libri i ri i Mehmet Elezit “DASHNORI”, në Panairin e Librit

Duhet ti lexosh

Përmbledhje me tregime -Ja një fragment nga tregimi “Puthja e nishanit pak nën gushë”, botuar në këtë përmbledhje:

“…Zoti Knut qe fort i moshuar, fort i lodhur.

Marrëveshja që propozoi pasi gruaja e Bekim Këndellës i kish shërbyer tre muaj, qe e thjeshtë. Do t’jua lë shtëpinë juve, me kopsht e me të gjitha, qe ku është testamenti. Me kusht që nusja të më shërbejë deri në frymën e fundit. Kërkoj edhe një shërbim shtesë. Të më lejojë me e puthë sa herë të dua. Të më afrohet e ta puth.

Bekim Këndellës i hipi gjaku në krye. Ky qenka i lig, matuf i poshtër. Do ta vras! Pa nga e shoqja. E shoqja…”.

————

NË VIJIM LISTA E LIBRAVE TË TJERË TË AUTORIT NË PANAIR

– Përfshi romanet, Fjalorin e Gjuhës Shqipe dhe Fjalorin me 31.000 emrave iliro-shqiptarë, librat me studime për gjuhën shqipe, sprovat “Hebrenjtë dhe Republika e Kanunit” dhe “Nuk isha student i dhjetorit”, përmbledhjet me tregime, me poezi, me publicistikë. Një pjesë prej tyre gjinden edhe te hapësira e botimeve “ALSAR”. –

PROZË

– Shtatëmbëdhjetë tregime me ujq, tregime, 2023

– Kalendari i Noes, roman, botim i dytë, i rishikuar, 2022; botimi i parë, 2000

– Studio përballë zanave, tregime, 2022

– Vjedhja e nudove të ferrit, tregime, 2021

– Dita e tetë e javës ose shtatë-tetë përralla në një të vërtetë, roman, botim i dytë i

ripunuar, 2020; botimi i parë, 1998

– Vajza pa numër telefoni, tregime, 2020

– Gruaja me dy zile, roman, 2019

– Një amerikan në Hotel Dajti, 31 tregime, 2018

– Piloti i qytetit nën borë, roman, 2017

– Dikush mungon në ballon e fundit, roman, 2016

– Violinë gruaje, roman, 2014

– Ftesë përmes reve, roman, 2012

– Romeo as Zhuljeta, roman, 2011

– Ngjarje në Hotel M., roman, 2010

– ADN-ja e korbave, roman, 2009

– Ujdhesa e askujt, roman, 2007

– Varri i Fatit, roman, Tiranë 1998; Paris 2002 (“Le tombeau du destin”).

SPROVA (ESE), SHENIME LETRARE DHE PUBLICISTIKË

– Al-gomonia, 2021, publicistikë

– Heshtje varri për një djep të shenjtë, 2020, publicistikë

– Hebrenjtë dhe Republika e Kanunit, sprovë, botim i dytë i plotësuar, 2019; botim i

parë 2013

– Shkrimtar pa leje, shkrime për letërsinë, artin dhe kulturën, 2019

– Nuk isha student i dhjetorit, sprovë, botim i dytë i plotësuar, 2015; botim i parë 2011

– Kosova midis politikës e realpolitikës, 1999, publicistikë

– Gjeostrategjia tjetër, 1996, publicistikë

– Shansi i tretë, 1993, publicistikë

– Ajo që më ndjek pas, 1990, publicistikë

GJUHËSI

– Gjuha e medias dhe “Lemëza”, 2024

– Kongresi i Drejtshkrimit, një fëmijë i plakur, sprovë, 2023

– Fjalor i Gjuhës Shqipe – rreth 41 000 fjalë që nuk gjinden në FGJSSH, me shtjellime

etimologjike, botim i 5-të, 2023; botimi i parë, 2006

– Karakteri shqiptar dhe etimologjia e emrit “gegë”, sprovë, 2021

– Drejtshkrimi i gegnishtes ose gegnishtja e standardizueme – përgatitja për botim,

parathania dhe shenimet nga Mehmet Elezi, 2021

– Dritëhije në Fjalorët e Akademisë – gjuha shqipe apo gjuha e “fshatit tim”? – sprovë, 2018

– Kush i nemi “Bjeshkët e Nemuna” – çështje të toponimeve e të kulturës popullore –

2017

– Fjalor me emra njerëzish – 31.000 emra iliro-shqiptarë – 2015

– Gjuha shqipe dhe ëndrra e një nate vere, sprovë, 2012

– Gjuha shqipe me një mushkëri, shkrime dhe intervista, 2009

– Gjuha shqipe në bunker?!, sprovë, 2005

POEZI

– Ulurimë ujku, 2010

– Nën një flok të përlotur bore, 2005

– Kurrë s’jam ndalur, 1996

Botimet “Fishta”, te dera kryesore, saapo hyn, majtas.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit