4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Lajm i keq për lojtarin Gavi

Duhet ti lexosh

Mesfushori i Barcelonës i është nënshtruar një operacioni artroskopik në meniskun medial.

Ajo që supozohej të ishte një procedurë e thjeshtë, që pritej ta linte jashtë fushave vetëm për pesë javë, është shndërruar në një makth.

Gjatë operacionit, mjekët zbuluan se ligamenti ishte shumë më i dëmtuar nga sa pritej.

Gavi tani mund të jetë jashtë fushave për katër deri në pesë muaj, që do të thotë se ai nuk do të kthehet para fillimit të marsit, pikërisht në pjesën e fundit të sezonit, me Barcelonën vetëm tre muaj larg Kupës së Botës, e cila fillon më 11 qershor.

Deklarata e klubit thotë: “Lojtari i ekipit të parë Pablo Páez Gavira Gavi iu nënshtrua një operacioni artroskopik për të riparuar një menisku medial të këputur, i cili u qep për të ruajtur meniskun. Koha e rikuperimit vlerësohet të jetë rreth 4-5 muaj”./K.G/BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit