BallinaEKSKLUZIVEKuvendi i drejtohet Kushtetueses për procedurën e zgjedhjes së Presidentit

Kuvendi i drejtohet Kushtetueses për procedurën e zgjedhjes së Presidentit

-


Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se Kuvendi i është drejtuar Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës për të kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të vendit.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Haxhiu bëri të ditur se në kërkesën e paraqitur është kërkuar gjithashtu vendosja e një mase të përkohshme nga Gjykata Kushtetuese, e cila do të pezullonte afatin kushtetues që lidhet me procesin e zgjedhjes së Presidentit deri në publikimin e aktgjykimit.

“Sapo i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Po ashtu, përmes kësaj kërkese kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka bërë të ditur se lidhur me këtë hap institucional është njoftuar edhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Kërkesa drejtuar Gjykatës Kushtetuese pritet të sqarojë aspektet ligjore dhe kushtetuese të procedurës së zgjedhjes së Presidentit, ndërsa vendimi i kësaj gjykate do të jetë përcaktues për hapat e mëtejmë në këtë proces institucional.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Nëntë vende të BE-së vonojnë zbatimin e plotë të sistemit të...

0
Nëntë vende të BE-së, përfshirë Greqinë, thuhet se kanë vonuar zbatimin e plotë të Sistemit të Hyrjes/Daljes (EES) të Bashkimit Evropian, duke kërkuar më...