Në Austri nuk ka vetëm futbollistë të talentuar, por edhe trajnerë të talentuar shqiptarë, të cilët në vitet në vijim priten të shkëlqejnë në këtë sport.
Njëri prej tyre është Meriton Kabashaj me origjinë nga Prizreni i Republikës së Kosovës, i cili jeton dhe vepron në Linz, ku është i angazhuar si trajner i skuadrës SPG Vorwärts Steyr, që garon në Ligën e të Rinjve H-OÖ U18.
Ndryshe, Kabashaj e ka nisur karrierën si futbollist në moshë të re, pastaj duke vijuar në disa skuadra austriake si Karnten, Salzburg e të tjerë, e ka provuar fatin edhe në Gjermani, por për shkak të këputjes së ligamenteve në gjurin e këmbës së majtë ishte i detyruar të ndërprejë karrierën në moshë të re- 27 vjecare.
Ndeshjen e tij të fundit e ka luajtur për klubin ku është aktualishtë trajner SPG Vorwärts Steyr
dhe, kumtimi i lajmit nga ana e mjekut për ndërprerjen e lojës së futbollit në zenitin e karrieërës për të ka qenë një moment shumë i vështirë, për shkak se e donte me shpirt futbolli. Kabashaj pauzoi një vit të plotë, por e kishte vështirë të jetonte pa futboll, prandaj iu rikthye punës së trajnerit.
Kabashaj është një trajner plotë ambicie dhe klubi kur i ka parë aftësitë e tija të trajnerit menjëherë e kanë emëruar trajner i U18.
Kabashaj posedon licencat D dhe C, por ai nuk do të ndalet, ndërsa dëshira e tij është të ndjek kurset për licencën B dhe pastaj edhe A.
Kjo është një arritje e madhe për trajnerin e ri kosovar, i cili ka arritur diçka shumë të rëndësishme në karrierën e tij.
Ai është i kënaqur me kushtet në Linz, ku jeton me familjen e tij të ngushtë. Kabashaj këtu ka kryer studimet, punon në një kompani sigurimesh dhe ushtron detyrën e trajnerit.
Ai jeton në Linz, ndërsa ka vendbanim tjetër edhe në Judenburg, ku jetojnë edhe prindërit e tij.
Meriton Kabashaj tani është 29 vjeçar dhe flet katër gjuhë shqip gjermanisht, anglishtë dhe italishtë.
Ëndrrat e tij janë që një ditë të drejtojë skuadra të mëdha europiane, transmeton opentv.




