Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim veprimtarin e njohur të komunitetit shqiptaro-amerikan në ShBA, Harry Bajraktari.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e ekonomisë dhe të mbrojtjes, si dhe për progresin që Kosova ka arritur vitet e fundit.
Kryeministri Kurti theksoi rezultatet kryesore në rritjen ekonomike, investimet në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe forcimin e institucioneve demokratike.
Ai nënvizoi vendosmërinë e Qeverisë për të vazhduar me reforma që synojnë zhvillimin, sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.
Një pjesë e veçantë e diskutimit iu kushtua rolit të lobimit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, kontributit të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe rëndësisë së bashkëpunimit të vazhdueshëm në avancimin e çështjeve me interes të përbashkët për Kosovën.
Kryeministri Kurti vlerësoi angazhimin e Bajraktarit dhe të gjithë komunitetit shqiptaro-amerikan në afirmimin e interesave të Republikës së Kosovës dhe forcimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton rtk.




