POSTIMET E FUNDIT

Kurti nis vizitën në Londër, takohet me Sekretaren e Jashtme britanike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur vizitën zyrtare në Londër me një takim me Sekretaren për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper.

Gjatë takimit, Kurti falënderoi Britaninë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë si një partner kyç strategjik. Ai theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë sigurinë dhe zhvillimin ekonomik.

Në fokus të diskutimit ishte edhe rritja ekonomike e Kosovës, ku kryeministri përmendi rritjen e buxhetit dhe orientimin e investimeve drejt sektorëve me potencial, si teknologjia dhe bujqësia.

Sa i përket sigurisë, Kurti nënvizoi bashkëpunimin me Britaninë në fushën e mbrojtjes, përfshirë ushtrimet e përbashkëta dhe mbështetjen për Ukraina. Ai ritheksoi gjithashtu se anëtarësimi në NATO dhe Bashkimi Evropian mbetet prioritet strategjik për vendin.

Kryeministri ngriti shqetësimet për sigurinë rajonale, duke theksuar kërcënimet nga Serbia, me mbështetje nga Rusia. Ai foli edhe për dialogun me Serbinë, duke përsëritur kushtet për vazhdimin e tij, përfshirë dorëzimin e Milan Radoiçiq dhe zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese.

Në përfundim, Kurti theksoi përkushtimin e Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes një marrëveshjeje përfundimtare me njohje reciproke, duke e cilësuar Kosovën si partnere të besueshme për stabilitetin rajonal, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB