2.6 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Kurti nga Londra: Mërgata është forcë e zhvillimit dhe përparimit të Kosovë

Duhet ti lexosh

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur vizitën e tij në Mbretërinë e Bashkuar me një takim të ngrohtë me mërgatën shqiptare në Londër Gjatë bashkëbisedimit me pjesëtarët e diasporës, kryeministri Kurti theksoi se partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar është ndërtuar mbi shtylla të forta bashkëpunimi në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe diplomacisë. Ai shtoi se ky partneritet forcon lidhjet dypalëshe, nxit shkëmbimin e njohurive dhe kontribuon në paqe, stabilitet e mirëqenie të ndërsjellë, njofton sot zyra për informim e Kosovës. Në fjalën e tij, Kurti foli edhe për arritjet e qeverisë gjatë mandatit të fundit, duke përmendur katërfishimin e buxhetit të mbrojtjes, trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së dhe pajisjen me sisteme të reja, si dhe rritjen ekonomike mesatare prej 6 për qind. Ai theksoi se janë rritur të hyrat buxhetore, është mbështetur prodhimi vendor dhe janë forcuar lidhjet tregtare me Britaninë e Madhe. Në njoftim bëhet e ditur se Kurti vuri në pah rëndësinë e diasporës për zhvillimin e vendit, duke përmendur programin Citizen Diplomacy Fellowship, që sjell profesionistë të rinj nga diaspora në sektorin publik, dhe Dritaren e Investimeve të Diasporës, e cila u mundëson mërgimtarëve të marrin kredi investimi pa kolateral për të realizuar idetë e tyre në Kosovë. Ai ftoi mërgatën që të vazhdojë të investojë dhe të kontribuojë në zhvillimin e vendit, duke shprehur gatishmërinë e qeverisë për të thelluar bashkëpunimin dhe për të krijuar nisma të reja që e afrojnë më shumë diasporën me Kosovën. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, transmeton rtk.
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit