BallinaAtdheuKurti kërkon zbatimin pa vonesa të marrëveshjeve të Berlinit në takimin me...

Kurti kërkon zbatimin pa vonesa të marrëveshjeve të Berlinit në takimin me Kapetanoviqin

-

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në Prishtinë Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviq.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin dhe integrimin rajonal, për të cilat kryeministri theksoi se kontribuojnë në marrëdhënie të mira fqinjësore. Ai nënvizoi rëndësinë e rolit të RCC në avancimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, tranzicionit të gjelbër dhe integrimit gradual të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Lidhur me marrëveshjet e mobilitetit të Procesit të Berlinit, Kurti tha se ato duhet të zbatohen pa vonesa, ndërsa e inkurajoi Kapetanoviqin që të angazhohet për shtyrjen përpara të këtij procesi, transmeton rtk.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

ZVICËR: Shëndeti mendor i të rinjve dhe debati për telefonat

0
Kur një i ri përballet me ankth, depresion apo pasiguri, telefoni dhe rrjetet sociale shpesh bëhen të dyshuarit e parë. Por a është vërtet...