7.3 C
Zurich
Wednesday, December 17, 2025
spot_img
spot_img

Kryeministri Rama në Bruksel, takohet me Kaja Kallas

Duhet ti lexosh

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku po merr pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, me praninë e liderëve të rajonit dhe përfaqësuesve më të lartë të Bashkimit Europian.

Rama është takuar edhe me Zëvendëspresidenten e Komisionit Europian Kaja Kallas, ku ka dnarë edhe foto nga takimi i tyre.

“Bruksel – me Kaja Kallas, Zëvendëspresidente e Komisionit Europian”, ka shkruar Rama në një postim.

Gjatë samitit, Kryeministri do të marrë pjesë në seancën plenare me temë “Thellimi i bashkëpunimit dhe avancimi i integrimit gradual, përfshirë ‘Roam like at home’, si dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor”. Seanca drejtohet nga Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, dhe zhvillohet me pjesëmarrjen e Presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen, Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë Kaja Kallas, si dhe Presidentes së Parlamentit Europian Roberta Metsola.

Samiti synon forcimin e bashkëpunimit mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe përshpejtimin e procesit të integrimit europian të rajonit, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme