Kroacia do të synojë fitoren në përballjen me Ganën që nis sot në orën 23:00 me kohën shqiptare në Filadelfia.
Përfaqësuesja ballkanase kërkon ta ketë sa më të sigurt kualifikimin, ndërsa ajo afrikane e ka arritur ende pa luajtur për shkak të rezultateve të grupeve të tjera. Anglia, që e ka siguruar kualifikimin, do të luajë për fitore ndaj Panamasë së eliminuar për ta mbyllur në krye të Grupit L. Anglezët e kanë mundur këtë kundërshtar 6-1 në të vetmen ndeshje të zhvilluar në vitin 2018.
Kolumbia, që e ka të sigurt vendin në fazën e 1/16, do të luajë me Portugalinë. Një barazim do të mjaftonte për amerikanojugorët, ndërsa portugezëve, që janë në turin tjetër, u duhet fitorja për vendin e parë.
Ndeshja tjetër e Grupit K është ajo mes Republikës Demokratike të Kongos dhe Uzbekistanit. Argjentina do të luajë me Jordaninë e eliminuar dhe zbret në fushë me qëllimin për të fituar edhe ndeshjen e tretë. Një duel vendimtar për kualifikimin është ai mes Austrisë dhe Algjerisë. Ekipit afrikan i duhet fitorja për të vijuar garën, ndërsa atij europian i mjafton edhe barazimi. Këto ndeshje, që do të transmetohen në TV Klan dhe Klan Plus, do të mbyllin fazën e grupeve në Kupën e Botës 2026/BS




