0.9 C
Zurich
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Krerët e VLEN-it mirëpresin në sheshin “Skënderbeu” ministren Spiropali

Duhet ti lexosh

Krerët e koalicionit VLEN, kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë Arben Fetai, kryetari i Alternativës Bekim Sali, si dhe ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, kanë mirëpritur Ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali.

Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni zhvilloi një ceremoni solemne në sheshin “Skënderbeu”, ku u nderua figura kombëtare e Gjergj Kastriot – Skënderbeut përmes vendosjes së një kurore lulesh. Takimi u shoqërua gjithashtu me aktivitete kulturore, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të vlerave kombëtare, historike dhe kulturore, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbarëkombëtar, transmeton opentv.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme