4.5 C
Zurich
Friday, January 9, 2026
spot_img
spot_img

KQZ: Kanë mbetur pa u numëruar edhe 3,185 pako votash nga diaspora

Duhet ti lexosh

Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave me postë që kanë arritur në Kosovë. Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i ka mbetur numërimi vetëm i 3185 pakove me fletëvotime, që pritet të arrijnë sot.

Sipas rezultateteve të përmbledhura nga KQZ, LVV ka arritur në 51.01%, me 57 ulëse në Kuvend. Partia e dytë më e votuar është Partia Demokratike e Kosovës me 20.24 për qind, me 22 ulëse, pastaj Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.26 për qind, duke siguruar 15 ulëse, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.50 për qind të votave, me 6 ulëse në Kuvend.

“Ende nuk janë sjellur në Kosovë edhe 3,185 pako me fletëvotime, që janë tërhequr më 2 dhe 5 janar nga kutitë postare në Paris (1,962), Berlin (633), Hagë (61), Podgoricë (125), dhe Otavë (404)”, thuhet në njoftimin e KQZ-së, për pakot që pritet të sjellen sot, transmeton rtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme