BallinaSportiKosovë–Irlandë, gjashtë ditë para betejës

Kosovë–Irlandë, gjashtë ditë para betejës

-

Përfaqësuesja e Kosovës ka hyrë në ditët e fundit të përgatitjeve para nisjes së edicionit të ri të Ligës së Kombeve, ku sfidën e parë do ta zhvillojë më 24 shtator ndaj Republikës së Irlandës në stadiumin “Fadil Vokrri”. UEFA ka konfirmuar se përballja Kosovë–Irlandë zhvillohet të enjten e 24 shtatorit, ndërsa tri ditë më vonë Dardanët do të udhëtojnë drejt Austrisë për ndeshjen e dytë të grupit B3.

Kosova bën pjesë në grupin B3 së bashku me Irlandën, Austrinë dhe Izraelin. Pas dy ndeshjeve të para, Dardanët do të përballen më 1 tetor me Izraelin, ndërsa më 4 tetor do ta presin Austrinë.

Në prag të kësaj përballjeje, vëmendja është e përqendruar te skuadra e Franco Fodës dhe mënyra se si do të paraqitet Kosova në hapjen e një cikli të ri të Ligës së Kombeve. Në ndeshjen e fundit, Kosova kishte shënuar fitore 3:0 ndaj Andorrës në “Fadil Vokrri”, në një miqësore që shërbeu si pjesë e përgatitjeve për Ligën e Kombeve.

Irlanda tashmë e ka bërë publike listën e saj prej 26 futbollistësh për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve. Trajneri Heimir Hallgrímsson ka përfshirë në skuadër portierët Caoimhín Kelleher, Max O’Leary dhe Gavin Bazunu, ndërsa në repartin ofensiv spikasin Troy Parrott, Adam Idah, Chiedozie Ogbene dhe Tom Cannon. Irlanda do të paraqitet në Prishtinë pa kapitenin Nathan Collins, i cili është jashtë për shkak të lëndimit dhe nuk do të jetë në dispozicion për katër ndeshjet e kësaj dritareje të Ligës së Kombeve. Në mbrojtje, për herë të parë është ftuar Liam Kitching i Sheffield United.

Përballja në “Fadil Vokrri” do të jetë edhe një përballje interesante në aspektin e historisë së dy përfaqësueseve, por mbi të gjitha një pikënisje e rëndësishme për të dyja skuadrat në Grupin B3.

Pas ndeshjes në Prishtinë, Irlanda më 27 shtator do të luajë ndaj Izraelit në Debrecen të Hungarisë, ndërsa Kosova në të njëjtën ditë do të përballet me Austrinë në udhëtim.

Edicioni 2026/27 i Ligës së Kombeve nis më 24 shtator dhe përfundon më 17 nëntor. Kosova është pjesë e Ligës B, ndërsa në Grupin B3 bën pjesë së bashku me Austrinë, Irlandën dhe Izraelin./BSot

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

RIKTHEHET SHKOLLA KOMBËTARE E BIBLIOTEKONOMISË!

0
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë rikthen Shkollën Kombëtare të Bibliotekonomisë, një hap i rëndësishëm për formimin profesional dhe zhvillimin e mëtejshëm të bibliotekave në vend. Shkolla...