3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Kosova renditet e 47-ta në matematikë dhe 55-ta në shkencë në vlerësimin ndërkombëtar TIMSS

Duhet ti lexosh

TIMSS (Trends in International Mathematics and Science Study) ka publikuar rezultatet nga testimi i nxënësve për njohuritë në fushën e matematikës dhe shkencës. Në këtë testim ka marrë pjesë edhe Kosova, ku testimi kryhet vetëm me nxënësit e klasës së katërt.

 

Në fushën e matematikës nga 58 shtete pjesëmarrëse, Kosova është renditur 47-ta me gjithsejtë 451 pikë. Kurse në atë të shkencës, Kosova është renditur në vendin e 55-të me 403 pikë. Vlerësimi i organizuar nga Organizata Ndërkombëtare për Vlerësimin e të Arriturave në Arsim pati filluar më 27 maj dhe ishte përmbyllur në qershor. Testi ndërkombëtar (hulumtimi) TIMSS, është vlerësim ndërkombëtar i trendëve në njohuritë e Matematikës dhe Shkencave Natyrore  i cili realizohet në kuadër të organizatës IEA për vlerësimin e të arriturave në arsim, shkruan telegrafi.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit