BallinaDiasporaKosova prezantohet në Festat Konsullore në Lyon, në fokus kultura dhe bashkëpunimi

Kosova prezantohet në Festat Konsullore në Lyon, në fokus kultura dhe bashkëpunimi

-

Lyon, Francë – 26 shtator 2026 – Kosova është prezantuar me kulturën, traditën dhe potencialin e saj në kuadër të Festave Konsullore, të zhvilluara në sheshin Bellecour në Lyon. Stenda e Kosovës mirëpriti kryetarin e Bashkisë së Lyonit, Grégory Doucet, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij për marrëdhënie ndërkombëtare. Delegacioni u prit nga ambasadori i Republikës së Kosovës, Lulzim Hiseni, konsulli Xhevdet Grainca dhe konsulli i nderit Roger Forneris. Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe qytetit të Lyonit, me fokus të veçantë te përgatitjet për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”. Me këtë rast, kryebashkiakut Doucet iu dhuruan libri fotografik “Explore Kosovo”, i autorit Bujar Gashi, si dhe broshura zyrtare e “Prishtina 2030”.

Të rinjtë prezantojnë traditën shqiptare

Programi kulturor i Kosovës ishte një prej pikave të veçanta të aktivitetit. Shoqata kulturore “Dardanët” nga Pontarlier, e themeluar në vitin 1994, prezantoi traditën shqiptare përmes një programi artistik të interpretuar nga të rinjtë. Valltarët e rinj sollën para publikut programin “Përralla dhe Legjenda”, kushtuar jetës dhe veprës së figurës së Adem Jasharit. Programi vijoi me valle tradicionale dhe patriotike shqiptare, përfshirë “Vallen e Rugovës”, “Vallen për Pavarësinë e Kosovës” dhe “Vallen e Bilbilave”. Pjesëmarrja e të rinjve u vlerësua si një mënyrë për të ruajtur dhe përcjellë trashëgiminë kulturore shqiptare te brezat e rinj të diasporës.

Kontributi i komunitetit shqiptar

Në organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit rol të rëndësishëm pati edhe Association Albanaise Iliria Lyon “Iliria”. Organizatorët shprehën mirënjohje për presidenten Elisabeta Gjegji-Shehi dhe anëtarët e shoqatës për angazhimin dhe kontributin e tyre. Aktivitetet u përmbyllën në mbrëmje me një bashkëbisedim me artisten ODA Haliti dhe studentë kosovarë që jetojnë dhe studiojnë në Francë. Festat Konsullore në Lyon shërbyen kështu si një mundësi për promovimin e kulturës dhe identitetit të Kosovës, por edhe për forcimin e kontakteve ndërmjet institucioneve dhe komuniteteve shqiptare e franceze. Aktiviteti u përshëndet si një tjetër shembull i bashkëpunimit dhe miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Francës, me diasporën shqiptare në Francë në rolin e një ure lidhëse mes dy vendeve.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Universiteti i Tetovës dhe KF “Shkëndija” nënshkruan Memorandum bashkëpunimi

0
Universiteti i Tetovës dhe KF “Shkëndija” më 23 shtator 2026, nënshkruan Memorandum bashkëpunimi, duke vendosur bazat për një partneritet më të gjerë në fushën...