1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Kosova Nis Me Humbje Kualifikimet për Kupën e Botës

Duhet ti lexosh

Përfaqësuesja e Kosovës ka startuar keq, duke pësuar humbje të thellë me rezultat 4:0 nga Zvicra.

Humbje e thellë në stadiumin ”St. Jakob – Park” në Basel, në ndeshjen e parë të Grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.

Kapiteni Granit Xhaka me Zvicrën shfryhen në Kosovën sidomos në 45 minutat e parë.

Kosova është paraqitur pa tre futbollistë kryesorë, Edon Zhegrovën, Milot Rashicën dhe Florent Hadërgjonajn.

Pavarësisht mungesave, kjo humbje me rezultat të thellë nuk ka asnjë justifikim nga të përzgjedhurit e Franco Foda. Një natë e keqe e Kosovës në Basel ku dëshpëroi me mijëra shqiptarë në stadium.

Zvicra – Kosova 4:0

Stadiumi . “Jakob – Park”, Basel.
Shikues: 34.000.
Gjyqtar: S. Marciniak (Polonia).
Stënues: Akanj (22′), Embolo (25′ e 45′), Widmer (39′)..

Kartona të verdhë: Muheim, Widmer.
Zvicra: Kobel, Rodriguez (Muheim 46′), Akanji, Elvedi, Widmer, Rieder (Manzamb 61′), Freuler, Xhaka, Embolo (Zakaria 76′), Ndoye (Itten 85′) dhe Vardas (Aebischer 61”)..

Kosova: Muriç, Vojvoda, Am. Rrahmani (I. Krasniqi 63′), Dellova, Paçarada (Gallapeni 46′), Avdullahu (V. Berisha 84′), Rexhbeçaj (Al. Rrahmani 46′), Muslija, Muriqi, E. Krasniqi (Zabërgja 46′) dhe Jashari.

Pjesa e parë ishte fatale për Dardanët, duke pësuar 4 gola.

Kosova u mbrojt mirë deri në minutën e 20-të dhe nuk dukej një Zvicër aq e rrezikshme me kapitenin Granit Xhaka.

Në 25 minutat e fundit të pjesës së parë gjërat ndryshuan dhe në favor të Zvicrës.

Në minutën e 22-të mbrojtja e Kosovës e përgjumur pas harkimit të Vargas nga rivënia e këndit, ndërsa futbollisti Manuel Akanji kërceu më së larti duke shënuar me kokë për epërsinë 1:0.

Në minutën e 25-të, futbollisti më i rrezikshëm zviceran, Breel Embolo, nga pozita ideale nuk e fali Kosovën duke shënuar për 2:0.

Zvicra nuk tregoi aspak mëshirë ndaj Dardanëve, Silvan Widmer nga afërsia e me lehtësi ka thelluar epërsinë, 3:0 në minutën e 39-të.

Në fund të pjesës së parë (45’) bie mbrojtja e Kosovës, ndërsa Breel Embolo shënoi golin e dytë personal. Ai nga afërsia e pa vështirësi shënoi për 4:0.

Kosova ka treguar lojë të dobët gjatë 45 minutave të parë, në fillim të pjesës së dytë Vedat Muriqi (46’) me kokë kërcënoi portën e vendasve por topi devijohet në korme.

Në minutën e 63-të Ilir Krasniqi futet në lojë në vend të Amir Rrahmanit të lënduar.

Kosovën tani e pret sfida e radhës por në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Suedisë.

Kjo ndeshje luhet të hënën e 8 shtatorit sikurse edhe Zvicra që përballet me Slloveninë. Të dy ndeshjet fillojnë në orën 20.45. /K.Goca

 

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit