BallinaEKSKLUZIVEKosova drejt NATO-s, Kurti pritet nga komandanti amerikan - dalin detaje nga...

Kosova drejt NATO-s, Kurti pritet nga komandanti amerikan – dalin detaje nga takimi

-

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admiralin amerikan George M. Wikoff. Sipas njoftimit nga ekzekutivi, në takimin e parë mes tyre, Kurti e uroi për marrjen e detyrës së re, duke i ofruar bashkëpunim të plotë. Ai theksoi komunikimin dhe ndërveprimin e mirë të qeverisë me misionin e NATO-s në Kosovë në garantimin e sigurisë dhe paqes për të gjithë qytetarët.

Kosova është rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit dhe pavarësisë, që është kthyer në motor të zhvillimit ekonomik, themel të shtetndërtimit demokratik dhe mundësi për mirëqenie sociale. Për këtë, kryeministri shprehu falënderimin e popullit të Kosovës për aleancën veri-atlantike.

“Duke folur për situatën e sigurisë, kryeministri nënvizoi synimin dhe angazhimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim të plotë në NATO, si përgjigjja më e mirë për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë në rajon. Kryeministri shtoi se siguria e Kosovës në radhë të parë është siguri e kufijve të saj”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Ai gjithashtu e njoftoi admiralin Wikoff me veprimet dhe rezultatet e institucioneve në luftimin e krimit të organizuar dhe sundimit të ligjit, si dhe me investimet në mbrojtje.

Kurti e falënderoi admiralin Wikoff për takimin dhe bisedën dhe për kontributin e KFOR-it, misionit të NATO-s në Kosovë./BS

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Zëri i Fuqishëm i Fjalës së Lirë: Angela Kosta, Poezia Shqipe...

0
Nga Dashnim HEBIBI, Cyrih “Sërish falënderoj me shumë mirënjohje botuesen Christine Chen për përkthimin dhe botimin e librit tim poetik në gjuhën kineze, i cili...