3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Kosova dhe Shqipëria në mbështetje të aktiviteteve të diasporës shqiptare

Duhet ti lexosh

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar “Ulpiana”, që u zhvillua në Prishtinë, ka pritur në takim zëvendësministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Silda Anagnosti Çepe.

Bëhet e ditur se zëvendësministret Gashi dhe Anagnosti Çepe e vlerësuan rëndësinë e forumit “Ulpiana” si një platformë e veçantë për diskutimin e rolit të diasporës shqiptare dhe angazhimit të saj në proceset diplomatike dhe zhvillimore. Diskutimi u përqendrua në agjendën dhe prioritetet e përbashkëta të Kosovës dhe të Shqipërisë për mbështetjen dhe fuqizimin e aktiviteteve të diasporës shqiptare.

“Zëvendësministrja Gashi e falënderoi homologen e saj për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e dhënë në identifikimin e mekanizmave inovativë për përfshirjen e diasporës në sektorët kyç të zhvillimit ekonomik, kulturor dhe social. Të dyja palët u dakorduan për rëndësinë e bashkërendimit të aktiviteteve dhe projekteve konkrete, duke e kthyer diasporën në një partner kyç për zhvillimin dhe avancimin e prioriteteve strategjike të dy vendeve”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të MPJD-së, njofton rtk.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit