4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Kosova dhe SHBA thellojnë bashkëpunimin konsullor në Zvicër

Duhet ti lexosh

Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, merr pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga Agjencia Konsullore e SHBA-ve

Cyrih, 24 Shtator 2025 – Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, siç mëson sam24.info ka marrë pjesë në një takim të rëndësishëm diplomatik, të organizuar nga Agjencia Konsullore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Cyrih, nën kujdesin e Ambasadës së SHBA-ve në Zvicër dhe Lihtenshtajn.

Takimi u zhvillua me ftesë të znj. Ellen Ann Delman, Udhëheqëse e Agjencisë Konsullore të SHBA-ve në Cyrih, dhe kishte për qëllim shprehjen e mirënjohjes për bashkëpunimin dhe partneritetin e shkëlqyer ndërkonsullor ndërmjet misioneve diplomatike.

Gjatë pritjes zyrtare, z. Berisha theksoi rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi dhe vlerësoi thellësisht mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Republikës së Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe zhvillimit demokratik.

“Kisha kënaqësinë e veçantë të marr pjesë në këtë pritje të organizuar nga Agjencia Konsullore e SHBA-ve, një takim që reflekton jo vetëm bashkëpunimin e ngushtë në fushën konsullore, por edhe miqësinë dhe aleancën e qëndrueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,” ka deklaruar z. Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ky takim tregon forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik, si në fushën konsullore, ashtu edhe në atë politike, ekonomike dhe të sigurisë.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit