1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Kontingjenti i FSK-së, pjesë e ushtrimit “Winter EX 2025”

Duhet ti lexosh

Kontigjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, do të jetë pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Winter EX 2025”, i cili udhëhiqet nga Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë (FART). Ky ushtrim zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit bilateral dhe si rezultat i ftesës së pranuar nga FART.

“Ushtrimi “Winter EX 2025” është një aktivitet shumëpalësh që ka sjellë përfshirjen e forcave dhe agjencive të sigurisë nga vende të ndryshme partnere, si dhe organizatave qeveritare dhe joqeveritare të Turqisë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, fokus i këtij ushtrimi është zhvillimi dhe përmirësimi i aftësive operative dhe taktike në kushte të motit ekstrem, brenda kufijve territorial të Turqisë. Pjesëmarrja e FSK-së në këtë ushtrim ka për qëllim ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve operacionale të njësive të saj, si dhe forcimin e ndërveprueshmërisë në operacionet e përbashkëta me partnerët ndërkombëtarë. / Forca e Sigurisë së Kosovës

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit