Siç mëson helveticALforum.ch, me ftesë të Kryeministrit të Bavarisë, Dr. Markus Söder, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Mynih, z. Afrim Nura, së bashku me bashkëshorten e tij znj. Arta Nura, mori pjesë në pritjen tradicionale të fillimvitit të organizuar nga Kanzelaria Shtetërore e Bavarisë për Korin Konsullor të Bavarisë.
Në këtë pritje, Kryeministri Dr. Markus Söder u përfaqësua nga Dr. Florian Herrmann, Udhëheqës i Kanzelarisë Shtetërore të Bavarisë, si dhe nga z. Eric Beisswenger, Ministër për Çështje Evropiane dhe Internacionale.
Ngjarja shërbeu si një platformë e rëndësishme për ruajtjen dhe thellimin e marrëdhënieve të mira ndërmjet institucioneve bavareze dhe përfaqësuesve të misioneve diplomatike dhe konsullore të huaja, duke nxitur dialog të hapur dhe bashkëpunim konstruktiv.
Gjatë takimeve dhe bisedave, Konsulli i Përgjithshëm Afrim Nura shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e deritanishëm dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe forcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë edhe në të ardhmen.
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Mynih vlerëson këto takime si një kontribut të rëndësishëm në avancimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale dhe ndërkombëtare, transmeton Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Mynih, përcjell helveticALforum.ch.




