Stuttgart – Konsullata e Republikës së Kosovës në Stuttgart njofton qytetarët se nga data 8 dhjetor 2025, zyra e saj do të funksionojë në një adresë të re:
Johannesstraße 39–45, 70176 Stuttgart
Sipas njoftimit zyrtar, adresa e re ndodhet vetëm rreth 50 metra më poshtë nga lokacioni i mëparshëm, duke e bërë lehtësisht të aksesueshme për të gjithë qytetarët që vizitojnë konsullatën.
Konsullata falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe i fton ata të vizitojnë hapësirën e re për shërbimet konsullore dhe aktivitetet e saj.
Për informacion të mëtejshëm mbi shërbimet dhe oraret e punës, qytetarët mund të kontaktojnë konsullatën direkt, transmeton helveticALforum.ch




