4 C
Zurich
Monday, February 9, 2026
spot_img
spot_img

Konsullata e Kosovës në Stuttgart mirëpret veprimtarë të shquar të komunitetit shqiptar

Duhet ti lexosh

Konsullata e Republikës së Kosovës në Stuttgart pati nderin të mirëpresë veprimtarin e njohur të çështjes kombëtare, z. Hafiz Gagica, si dhe kryetarin e Unionit të Bizneseve Shqiptare në Baden-Württemberg, z. Besim Preniqi.

Gjatë takimit, u vlerësua lart kontributi shumëvjeçar i z. Gagica në forcimin e komunitetit shqiptar në Gjermani dhe në ndërtimin e urave të bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare. Në veçanti, u theksua roli i tij kyç gjatë viteve ’90, kur ai ishte ndër organizatorët kryesorë të mërgatës shqiptare dhe një zë i rëndësishëm i përfaqësimit politik të Kosovës në Gjermani.

Përmes angazhimit të tij të palodhur, Shtutgarti u shndërrua në një qendër të rëndësishme të lidhjes së mërgatës shqiptare me partnerët ndërkombëtarë, duke kontribuar ndjeshëm në proceset e shtetndërtimit dhe në afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, veçanërisht në periudhën e pasluftës.

- Reklama -

Konsullata shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të z. Gagica ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, duke e cilësuar atë si një shembull të përkushtimit dhe vizionit afatgjatë për çështjen kombëtare.

Njëkohësisht, u vlerësua edhe profili i z. Besim Preniqi si një shembull i suksesshëm i sipërmarrjes shqiptare në Gjermani. Angazhimi i tij në investime konkrete në Kosovë përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në forcimin e lidhjeve ekonomike ndërmjet diasporës dhe atdheut.

Takime të tilla konfirmojnë rolin e rëndësishëm të diasporës shqiptare në mbështetjen e proceseve shtetërore, ekonomike dhe shoqërore të Republikës së Kosovës, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme