BallinaDiaspora“Diella” fiton çmimin e parë në Dubai për përdorimin e inteligjencës artificiale...

“Diella” fiton çmimin e parë në Dubai për përdorimin e inteligjencës artificiale në qeverisje

-

Ministrja e parë e krijuar me inteligjencën artificiale, “Diella”, është vlerësuar me çmimin “Future Fit Seal – Global Edition Award” në samitin e Qeverive Botërore që u mbajt në Dubai. Ajo u vlerësua për modelin inovativ të qeverisjes digjitale dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në shërbimet publike, një nismë që rrit transparencën, efikasitetin dhe përmirëson shërbimet për qytetarët.

Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e cila theksoi se ky është një vlerësim ndërkombëtar për Shqipërinë dhe një hap më afër modernizimit të administratës publike, duke përdorur teknologjinë për të përmbushur nevojat e qytetarëve.

Shqipëria u bë vendi i parë në botë që ka një ministre me Inteligjencë Artificiale në mandatin e ri qeverisës, “Rama 4”. “Diella” është vlerësuar edhe nga vendet ndërkombëtare duke e cilësuar si një vizion që  ofron shërbime publike më të shpejta dhe më gjithëpërfshirëse, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

BE-ja kritikon ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës

0
Brukseli përshëndet zgjedhjen e Justina Shiroka Pulës presidente të Kosovës, por shpreh shqetësim për ndryshimet ligjore që, sipas BE-së, mund të bien ndesh me...