1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Konsull Nderi i Shqipërisë, Avni Hafuzi, nderon heroin kombëtar Gjergj Kastriot-Skënderbeu në 557 vjetorin e ndarjes nga jeta

Duhet ti lexosh

Filantropi, Avni Hafuzi, njëherit Konsull Nderi i Shqipërisë në Hungari, njihet për veprimtarinë e tij të madhe kombëtare. Hiq më larg se vjet, ai ngriti Skënderbeun edhe në qytetin e madh të Hungarisë në Eger, ku ishin të pranishëm shumë personalitete kombëtare, por edhe nga ato hungareze. Dy buqeta lulesh, njëra në Budapest dhe tjetra në Eger.

Po ate ditë që kemi lexuar dhe mësuar nga ajo ngjarje e veçant u festua edhe emërimi i Sheshit Skënderbeu. Pra konkretisht ishte data 4 maj ishte ngjarje e madhe me rastin e vendosjes të bustit të Heroit tonë Kombëtar Gjergi Kastriot Skënderbeu në sheshin me të njejtin emër në qytetin Eger të Hungarisë. Kishin shkuar bashkatdhetarë të shumtë nga e gjithë evropa, por edhe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia Veriore, Lugina e Preshevës e Mali i Zi, në ceremoninë e inaugurimit te bustit të Skënderbeut.

Kësaj here nuk po ndalemi në ato ditë të lavdishme sepse është e njohur, por po ndalemi me një ngjarje të sotshme, që z.Hafuzi ka shkuar enkas nga Budapesti ku jeton dhe vepron për të dërguar lule të freskëta tek busti i Skënderbeut.

 

Ja se si shprehet z.Hafuzi:

„Sot, me rastin e 17 janarit, ditës kur 557 vite më parë mbylli sytë njëherë

e përgjithmonë heroi ynë legjendar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në cilësinë e Konsullit të nderit të Shqipërisë në Hungari, vendosa dy kurora përkatësisht në Budapest pranë bustit të tij në parkun qendror të qytetit dhe në Eger pranë bustit të vendosur në sheshin

Skënderbej, të ngritur prej meje ,që u inaugurua në maj të vitit të kaluar.

Lavdi të përjetshme veprës së pavdekshme të heroit tonë kombëtar, që për 25 vite me radhë luftoi me trimëri dhe e mbrojti atdheun nga ushtritë osmane, duke mbrojtur njëkohësisht edhe civilizimin evropian!“ Z.Hafuzi është një personalitet shumë i njohur dhe i nderuar në gjithë Hungarinë dhe ai nuk di të ndalet sa herë që është në pyetje çështja kombëtare.

helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit