9.3 C
Zurich
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës – Albulena Haxhiu do të propozohet për kryetare

Duhet ti lexosh

Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet për kryetarin dhe nënkryetarët.

Seanca konstituive si gjithnjë do të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër, që në këtë legjislaturë është Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa deputetja më e re, Fatma Taçi nga KDTP, do të shërbejë si ndihmëse në hapje të punimeve.

Në rendin e ditës përfshihet fillimisht formimi i Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve, pasuar nga betimi i tyre.

- Reklama -

Më pas do të vijojë votimi për kryetarin e Kuvendit dhe nënkryetarët. Siç është bërë e ditur se nënkryetarët pritet të votohen si një pako e vetme, për të përshpejtuar procesin e konstituimit dhe më pas të vazhdohet me formimin e qeverisë, transmeton telegrafi.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme